Lajmet

Google, ku janë paratë?

Jun 28 2010
0 Shpërndarje
Google, ku janë paratë?

Google vërtetë ka pasur një qëllim të mirë: 10 milion dollarë të shpenzuar në mënyrën e duhur mund të kenë një ndikim të vërtetë në probleme madhore, që përfshijnë ndërtimin e veglave më të mira për banka e deri tek shërbimet e lajmeve të gjeneruara nga reporterë-përdorues.

Megjithatë, projekti i kompanisë la shumëçka në pikëpyetje. Google bëri të ditur garën në shtator të vitit 2008 dhe mbylli votimin publik në 16 finalistët nga mbi 150.000 ide në tetor të vitit 2009. Pothuajse tetë muaj më vonë, kompania ende nuk ka bërë të ditur fituesit.

Në anën tjetër, e-mail të dëguar në “Project 10 to 100th’s” të llogarisë së Google nuk janë duke shkuar, raportohet në Wired, dhe kjo do të thotë se Google ka fshirë adresën. Dhe departamenti i mediave i Google ende duhet tu përgjigjet pyetjeve të medias së lartëpërmendur për sa i përket projketit.

“Do t’i shpalosim idetë e mëdha fituese në të ardhmen e afërt” shkruan në një shënim në ueb faqen e projektit, në fund të së cilës shkruan “©2009 Google”. Sipas Daniel Meyerowitz, i cili thekson se ideja e tij për përcjelljen e gjenocideve të vazhdueshme dhe për ofrimin e paralajmërimeve të hershme rreth të rejave është një finalist në garë. Google ende nuk ka bërë zhurmë për sa i përketë kësaj gare për më shumë se nëntë muaj, pavarësisht se ka kërkuar falje për vonesa, qysh prej fillimit të marsit të vitit 2009.

“Gjersa gjenocidi dhe problemet tjera shtypëse vazhdojnë të avancojnë, duket se Project 10^100 nuk po bënë të njëjtën gjë” tha Myerowitz për Wired. “Vite prapa orarit të parapar. Nëntë muaj pas paralajmërimit.A e paska shumë vështirë Google të ofrojë dhjetë milion dollarë? Duket se vërtetë qenka kështu”.

Google, për të cilën raportohet se ka pasur të hyr aprej 6.77 miliard dollarë në çerekun e parë të këtij viti, praktikisht mund të konsiderojë 10 milion dollarë si ndonjë gabim në llogaritje dhe t’i mos konsiderojë pjesë të buxhetit, kështu që të hollat nuk na qenkan problem. Dhe kompania veçse ka bërë punë të madhe në kombinimin e më shumë se 150.000 ideve të prezantuara, shumë prej të cilave ishin duplikate apo të plotësuara , në 16 ide “temë”, në të cilat publiku veçse ka votuar.

Duke llogaritur se projekti ende po vazhdon, Google do të duhet të zgjedh një organziatë që veçse është e përfshirë në këtë çështje për të pranuar një pjesë të të hollave për të arritur cakun e zgjidhjes së problemit. Kështu që ajo e tëra që mbetet për këtë kompani për të bërë në këtë pikë është lajmërimi i pesë ideve fituese dhe organizatave që do të pranojnë të hollat për t’i implementuar ato ide.

“Kur do të kemi ndonjë njoftim rreth projektit? Apo së paku kur do të përditësohet blogu” tha Meyerowitz.

E Google ende nuk ka hapur gojën se ku janë parat…

Lajmet e fundit>