Lajmet

Google kujton Franc Kafkën përmes doodle-it në faqen kryesore

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
Google kujton Franc Kafkën përmes doodle-it në faqen kryesore

3 korriku shënon lindjen e një ndër shkrimtarëve më të njohur në botë, Franc Kafkës. Ky vit është 130 vjetori i lindjes së tij, prandaj Google ka krijuar një doodle të veçantë në faqen kryesore duke marrë frymëzim edhe nga një prej novelave më të famshme të tij, “Metamorfoza”.

Kafka lindi në 3 korrik 1883 në Pragë, bir i prindërve gjermanë me origjinë hebre. Ai njihet si një ndër autorët më influencues të shekullit të 20-të.

Në “Metamorfoza”, e cila është edhe vepra e tij më e njohur, protagonisti Gregor Samsa, kupton një ditë se ishte shndërruar në një insekt të madh gjigand. Çuditërisht, njerëzit që e rrethojnë, vazhdojnë të jetojnë normalisht pavarësisht transformimit të tij, edhe pse arsyet nuk shpjegohen asnjëherë. Pikërisht, edhe doodle i krijuar nga Google për këtë 130 vjetor pasqyron një insekt gjigand që është duke hapur derën.

Edhe pse historia është disi tronditëse, doodle që ka krijuar Google nuk është e frikshme, pavarësisht se në të gjendet një insekt i madh i veshur me rroba, i cili duket se po kthehet nga puna. Në novelë, gjithsesi, pamja e cilëson Gregorin si jo të përshtatshëm për vendin e punës, ndërsa molla, një detaj i paraqitur në doodle, është ajo që për pak sa nuk e vrau personazhin.

Novela të tjera të njohura të Kafkës janë “Procesi”, “Kështjella” si dhe disa tregime të shkurtra. (PCWorld Albanian)

google

Tags >

Google
Lajmet e fundit>