Lajmet

Google kundërpërgjigjet ndaj platformës Healthkit të Apple me Google Fit

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Google kundërpërgjigjet ndaj platformës Healthkit të Apple me Google Fit

DSC_4179_verge_super_wideGoogle gjatë ditës së mërkurë zbuloi Google Fit, që është platformë për të organizuar të gjitha të dhënat nga ndjekës dhe sensorë të ndryshëm shëndetësorë. Është mjaft i ngjashëm me qasjen e Apple që ka marrë me shërbimin e vet të lajmëruar së fundi Healthkit për iOS.

Aplikacionet do të mund të jenë në gjendje që t’i qasen një profili të tërë për ushtrime, me të dhëna të marra nga pajisje dhe shërbime të shumta. Google tregoi për një numër të bashkëpunëtorëve që janë duke punuar për Google Fit, duke përfshirë Nike, Adidas, Withings, RunKeeper dhe Basis. Zhvilluesit është planifikuar që të jenë në gjendje që t’i qasen platformës së zhvillimit softuerik gjatë javëve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>