Blog

Google lançoi certifikimin Street View për kamerat 360 gradëshe

May 10 2017
0 Shpërndarje
Tashmë Google dëshiron që ju të jeni Street View. Në një postim në blog kompania foli për standardin e ri, certifikimin "Street View Ready" për kamerat. Google lançoi certifikimin Street View për kamerat 360 gradëshe

Google Street View është padyshim ndër gjërat më fanastike që kemi parë. Me një të klikuar dhe mund të shëtisim në miliona destinacione në pamje 360 gradë në mbarë botën.

Tashmë Google dëshiron që ju të jeni Street View. Në një postim në blog kompania foli për standardin e ri, certifikimin “Street View Ready” për kamerat.

Kompania gjithashtu premtoi të paktën 20 pajisje me këtë certifikim brenda vitit. Këto pajisje do të ndahen në katër kategori: Mobile Ready, Auto Ready, VR Ready dhe Workflow Ready.

Mobile Ready janë pajisje mobile të afta të kapin imazhe 360 gradëshe të cilat mund ti ngarkoni nga një aplikacion. Auto Ready janë kamera dizajnuar specifikisht për makinat. VR Ready i dedikohet pajisjeve të realitetit virtual ndërsa Workflow Ready për kamerat që vinë të pajisuara me softuerin publikues të platformës.

Sa i përket partnerëve mund të përmendim Samsung dhe GoPro aktualisht. Dy prodhuesit me shumë gjasa do të përfundojnë në kategorinë e produkteve Workflow Ready. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>