Lajmet

Google lançoi nivele të avancuara sigurie për përdoruesit e rrezikuar në Gmail

Oct 18 2017
0 Shpërndarje
Wikileaks publikoi vitin e kaluar e-mail-et e hakuara nga kandidatja demokratike Hillary Clinton e cila kishte rënë pre e një sulmi me metoda peshkimi. Google lançoi nivele të avancuara sigurie për përdoruesit e rrezikuar në Gmail Photo Source: Reuters

Kompania mëmë e Google, Alphabet, prezantoi ditën e Marte një program për mbrojtjen e avancuar në mënyrë që të ofrojë më shumë siguri për disa përdorues siç janë zyrtarët e lartë shtetërore dhe gazetarët të cilët përbëjnë shënjestrën kryesore të hakerave.

Gjigandi i internetit tha se përdoruesit e këtij programi do të kenë llogari siguria e të cilave përditësohet vazhdimisht për tu përballur me rreziqet e reja.

Google tha se fillimisht do të ofrojë tre nivele mbrojtjeje kundër kërcënimeve të sigurisë si mbrojtje kundër mashtrimit dhe metodave të peshkimit.

Përdoruesit do të përballen me rishikime të vazhdueshme të procesit të rikuperimit të adresave për të parandaluar aksesin e hakerave të cilët përpiqen të qasen në llogaritë duke pretenduar se kanë harruar fjalëkalimin.

Ky lajm vjen në një kohë kur debati rreth hakimit të zgjedhjeve presidenciale Amerikane është ende i nxehur.

Wikileaks publikoi vitin e kaluar e-mail-et e hakuara nga kandidatja demokratike Hillary Clinton e cila kishte rënë pre e një sulmi me metoda peshkimi.

Agjencitë e inteligjencës arritën në përfundimin se këto hakime ishte kryer nga Rusia si pjesë e një fushate të gjërë sulmesh kibernetike për të ndihmuar kandidatin Republikan Donald Trump. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>