Lajmet

Google lançoi një program të ri certifikimi për zhvilluesit e sajteve mobile

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Vlen të theksohet se certifikimi nuk fokusohet vetëm në Android, iOS apo çdo sistem tjetër operativ, por në projektin Accelerated Mobile Pages së Google. Google lançoi një program të ri certifikimi për zhvilluesit e sajteve mobile Photo Source: Justin Sullivan/Getty Images

Google lançoi një program të ri certifikimi për zhvilluesit e sajteve mobile. Testi mbulon të gjitha bazat se pse sajtet mobile janë të rëndësishme dhe si të përmirësohet shpejtësia dizajni apo tema më të avancuara si ueb aplikacionet progresive.

Siç shprehet Google kalimi me sukses i testimit do të thotë se ju keni treguar aftësi të mjaftueshme për të ndërtuar dhe optimizuar sajte të cilësisë së lartë si dhe ju mundëson të promovoheni si zhvillues i akredituar i sajteve mobile të Google.

Pjesa më e madhe e certifikimit përqendrohet në shpejtësi. Sipas Google shumica e përdoruesve largohen nga një sajt i cili u merr mëse 3 sekonda për tu ngarkuar ndërsa shpejtësia aktuale mesatare e hapjes së faqeve mobile është 22 sekonda.

Vlen të theksohet se certifikimi nuk fokusohet vetëm në Android, iOS apo çdo sistem tjetër operativ, por në projektin Accelerated Mobile Pages së Google. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>