Lajmet

Google lançoi thirrjet me zë në aplikacionin Duo

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Tani motori i kërkoi tha se ky funksion i ri është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Google lançoi thirrjet me zë në aplikacionin Duo Photo Source: Greenbot

Gjatë muajit Mars Google prezantoi thirrjet me zë në aplikacionin Duo, një funksionalitet i limituar vetëm në Brazil për qëllime testimi. Tani motori i kërkoi tha se ky funksion i ri është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën.

Për të realizuar një thirrje me zë mjafton të klikoni butonin “Video – Audio” në krye të ndërfaes. Ashtu si video thirrjet, edhe thirrjet me zë funksionojnë mbi rrjete celulare por edhe Wi-Fi si dhe është dizenjuar si një opsion rezervë nëse komunikimi me video është i pamundur.

Sipas Google, thirrjet me zë në Duo funksionojnë mjaft mirë edhe në rrjete të ngadalta duke ruajtur konsumin e ulët të megabajtëve.

Google Duo nuk ka rezultuar një hit për kompaninë megjithatë ngelet një produkt mjaft i rëndësishëm. Esencialisht është përgjigja e Google ndaj FaceTime në iOS. Dhe ndërsa ky i fundit ofrohet vetëm në produktet e Apple, Duo ofrohet në të gjitha platformat.

Thirrjet me zë janë të disponueshme që në këtë moment në Play Store dhe iOS App Store. /PCWorld Albanian

Tags >

DuoGoogle
Lajmet e fundit>