Lajmet

Google lançoi versionin e parë eksperimental të Android O

Mar 21 2017
0 Shpërndarje
Sa i përket veçorive të reja, Android O ka për të zhgënjyer shumë përdorues. Të paktën me aq sa kemi kuptuar nga versioni i parë eksperimental i cili nuk sjell një rifreskim madhor të ndërfaqes siç pritej. Google lançoi versionin e parë eksperimental të Android O

Ka kaluar një vit që kur Google lançoi papritmas verisonin e parë eksperimental të Android Nougat. Sot kompania publikoi versionin e parë për zhvilluesit të sistemit operativ të ardhshëm i cili bart emrin e koduar Android O.

Zhvilluesit të cilët kanë një telefon Nexus 5X, Nexus 6P, Nexus Player, Pixel, Pixel XL dhe Pixel C mund të shkarkojnë manualisht sistemin operativ dhe ta instalojnë në pajisjen e tyre. Pas një testimi të shkurtër pritet që Google të lançoi versionin e parë Beta të Android O.

Sa i përket veçorive të reja, Android O ka për të zhgënjyer shumë përdorues. Të paktën me aq sa kemi kuptuar nga versioni i parë eksperimental i cili nuk sjell një rifreskim madhor të ndërfaqes siç pritej.

Google do të vijojë të përmirësojë disa veçori kyçe të sistemi operativ. Ja disa prej tyre:

Njoftimet: Android O sjell një veçori të re të quajtur kanalet e njoftimeve. Falë saj përdoruesit mund të grupojnë njoftimet sipas aplikacioneve. Përdoruesit do të kenë mundësi të menaxhojnë njoftimet në grupe.

Picture in Picture: Aplikacionet e videove do të përfitojnë nga ky funksionalitet. Konkretisht kur largoheni nga një aplikacion i tillë videoja do të vijojë të jetë aktive në ekran siç ndodh kur klikoni butonin e kthimit pas në një video në Youtube.

Mbështetje për disa ekrane: Kjo padyshim është ndër veçoritë më interesante sepse nuk i shërben vetëm Android-it por edhe Chrome OS. Zhvilluesit mund të fillojnë një aktivitet në një ekran më vehte.

Navigimi në tastierë: Edhe kjo veçori është e një rëndësie të veçantë për aplikacionet Android në Chrome OS. Zhvilluesit mund të ofrojnë mbështetje më të mirë për shigjetat dhe navigimin e tabeve në aplikacionet e tyre.

Limitet e sfondit: Versionet e fundit Android ka vënë në fokus kryesisht jetëgjatësinë e baterisë. Android O kërkon të ulë konsumin e resurseve të aplikacioneve joaktive në sfond. Ky konsum do të ulet duke ndikuar mbi tre sektorë: transmetimet live, shërbimet në sfond dhe përditësimet e vendodhjes.

Veçori të reja të Wi-Fi: Android O do të shtojë suport për disa veçori të reja të Wi-Fi si Wi-Fi Aware dhe “Neighborhood Aware Networking.” NAN e bën më të lehtë komunikimin e aplikacioneve me njëri tjetrin edhe pa një lidhje interneti.

Gjithashtu ekzistojnë edhe disa veçori të tjera por më pak të rëndësishme. Konkretisht ikonat adaptive, mbështetja për një gamë më të gjërë ngjyrash, audio me cilësisë më të lartë përmes Bluetooth, një API të re Audio, mbështetje më të mirë për fontet dhe një WebView të përmirësuar.

Google shprehet se Android O mbështet disa API të reja të Java dhe Android Runtime tashmë është dyherë më i shpejtë. /PCWorld Albanian

Tags >

Android O
Lajmet e fundit>