Lajmet

Google lançon aplikacionin Android Device Manager

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
Google lançon aplikacionin Android Device Manager

Android_app_610x381Google ka lançuar një aplikacion mobil për shërbimin Android Device Manager i cili tashmë është i disponueshëm pa pagesë në Play Store.

Ky aplikacion lejon përdoruesit të menaxhojnë dhe të sigurojnë tabletin ose smartfonin e tyre me sistem Android duke përdorur njëkohësisht llogarinë e tyre në Google nga një pajisje tjetër Android (Gingerbread ose versionet pas tij).

Aplikacioni ofron akses ndaj të gjitha funksionaliteteve të Android Device Manager, përfshirë këtu lokalizimin në hartë të tabletit ose smartfonit, ndryshimine kodit të kyçjes si dhe fshirjen e çdo materiali.

Kini parasysh se për të përformuar këto komanda, pajisja juaj e humbur duhe të ketë akses ndaj një rrjeti celular ose Wi-Fi.

Pavarësisht se Google e ka lançuar shërbimin Android Device Manager në muajin gusht, mungesa e një aplikacioni mobil nënkuptonte se çdokush që humbte telefonin nuk mund t’a kyçte atë nëse nuk aksesonte uebfaqen e Android Device Manager.

Me këtë lançim mund të themi se Google ofron tashmë një zgjidhje të përafërt me aplikacionin Find My iPhone të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>