Lajmet

Google lançon aplikacionin MyGlass për iPhone

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
Google lançon aplikacionin MyGlass për iPhone

ios_glass_large_verge_medium_landscapePërdorimi i Google Glass dhe iPhone së bashku është duke u bërë akoma më i lehtë. Pas publikimit të një videoje këtë javë, Google zyrtarisht lançoi aplikacionin e vet MyGlass për iOS gjatë ditës së enjte, duke iu dhënë një rrugë më të thjeshtë poseduesve të iPhone dhe Glass që të menaxhojnë pajisjen që vendoset në kokë.

Përgjatë MyGlass, poseduesit e iPhone mund të shtojnë rrjete Wi-Fi, të zgjedhin cilat shërbime të jenë aktive në Glass dhe të shfaqin udhëzime në pajisje. Aplikacioni po ashtu mund të transmetojë paraqitjen e Glass në iPhone.

Ndonëse aplikacioni me Glass bën disa lehtësime për poseduesit e iPhone, ai ende nuk ofron çdo gjë që mund të bëjnë poseduesit e Androidit, si për shembull, dërgimi i një porosie tekstuale.

Ky është një kufizim për iOS dhe nuk ka shumë mundësi të ndryshojë së shpejti. Sidoqoftë, përvoja e Glass në iPhone është mjaft e fuqishme edhe kështu: teksa përdoruesit tashmë kanë qenë në gjendje të bëjnë kombinimin e pajisjes që vendoset në kokë me një iPhone me Bluetooth dhe lidhjes me pikën qendrore të vet, është e mundshme të bëni dhe pranoni thirrje dhe t’i qaseni internetit.

Me MyGlass, tani është më e thjeshtë të kontrolloni disa aspekte të lodhshme që mund të jenë duke përdorur Glass. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>