Lajmet

Google lançon Assistant në Evropë

Aug 25 2017
0 Shpërndarje
E thënë ndryshe API-ja parandalon aksesin në funksionet e nivelit të lartë të sistemit si vendosja e alarmeve apo edhe zëvendësimi i mundshëm i Siri në butonin qendror. Google lançon Assistant në Evropë

Google Assistant për iOS tashmë është i disponueshëm në Evropë ku vendet e para të cilat do të përfitojnë nga inteligjenca artificiale e Google janë Britania, Gjermania dhe Franca.

Assistant për iOS u prezantua në konferencën e zhvilluesve Google I/O. Versioni i iOS është më i kufizuar në funksionalitet sesa ai Android kjo falë pengesave që sjell API-ja e Apple.

E thënë ndryshe API-ja parandalon aksesin në funksionet e nivelit të lartë të sistemit si vendosja e alarmeve apo edhe zëvendësimi i mundshëm i Siri në butonin qendror.

Google nga ana tjetër ofron një widget të Assistant i cili mund të aksesohet nga paneli i Widget në Qendrën e Njoftimeve të Apple. Ky është opsioni më i mirë për të patur Assistant në ekranin qendror në iOS. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>