Lajmet

Google lançon Cloud Playground, për të eksperimentuar platformën Cloud

Jun 26 2013
0 Shpërndarje
Google lançon Cloud Playground, për të eksperimentuar platformën Cloud

google developersPlatforma Cloud (në re) e Google gradualisht po bëhet një ambient tepër i rëndësishëm për ekzekutimin e aplikacioneve komplekse ueb.

Për të punuar me platformën Cloud ju duhet të instaloni ambientin e përshtatshëm për zhvillim dhe mjete të tjera në makinën lokale. Google po lançon një ambient cloud të bazuar në ueb, i cili i jep mundësi zhvilluesve për të punuar mbi prodhimin dhe sjelljen e ndërfaqeve të aplikacionit.

Cloud Playground, është një vend që zhvilluesit të eksperimentojnë me disa prej shërbimeve të ofruara nga platforma e Google Cloud, si Google App Engine, Google Cloud Storage dhe Google Cloud SQL, shkruan Google.

Tani për tani Cloud Playground suporton vetëm aplikacionet Python 2.7 App Engine dhe Google e konsideron si një shërbim eksperimental.

Cloud Playground në vetvete numëron një numër funksionesh për aplikacionet dhe gjithashtu ofron opsione për krijimin e kodeve të hapura pa pagesë të projekteve të App Engine të shkruara në Python 2.7 nga GitHub.

Në vetvete projekti është kod pa pagesë i hapur dhe konsiston në një punues kodi të bazuar në shfletues dhe një aplikacion Python App Engine që shërben si një server zhvillimi. (PCWorld Albanian)

google Cloud 1

Lajmet e fundit>