Lajmet

Google lançon disa shërbime të reja, ka ulur edhe çmimet e atyre aktuale

Nov 5 2014
0 Shpërndarje
Google lançon disa shërbime të reja, ka ulur edhe çmimet e atyre aktuale

GoogleCloud1Gjatë Konferencës Cloud Platform mbajtur ditën e martë në San Françisko, Google deklaroi për ulje çmimesh dhe produkte të reja, të cilat do të ndihmojnë tek klientët dhe të mbajnë sa më të shpejta shërbimet cloud. Kompania gjithashtu deklaroi se do të ketë edhe zgjerim të hapësirës së memories së cloud.

Google përgjysmoi çmimet për platformën e saj Cloud duke u bërë “qejfin” kështu si bizneseve të mëdha ashtu dhe të vogla që janë partnere me të. Këto ulje pasojnë uljen prej 10% që kompania bëri muajin e shkuar. Ulje të tjera gjithashtu janë bërë edhe për shërbimet BigQuery deri në 25% dhe PDSnapshots me 80%. Krahas këtyre shërbimeve edhe shërbimet e DiskSDD janë ulur me 25%.

Google prezantoi një shërbim të quajtur Google Container Engine, i cili lejon bizneset të lëvizin nga menaxhimi i komponentëve të aplikacioneve në përdorimin e makinerive virtuale individuale në mbajtësit e informacionit Docker. Roli i këtij aplikacioni është që të lejojë kompanitë të monitorojnë dhe të menaxhojnë informacionet që qarkullojnë dhe vijnë në kohë reale.

Kompania gjithashtu prezantoi një rrjet të quajtur Google Cloud Interconnect, i cili do të shërbejë si burim për aplikacionet dhe arkitekturat e IT që të sjellin rrjetet e tyre fibër në 33 vende. Lançimet të tjera përfshijnë partneritet me Verizon dhe mbështetjen VPN, duke filluar nga viti 2015. Këto partneritete do të lejojnë përdoruesit që të ruajnë të dhënat e tyre dhe të përdorin shërbimin cloud edhe për shërbime të tjera. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>