Lajmet

Google lançon dizajnin e ri të faqes “New Tab”

Sep 29 2013
0 Shpërndarje
Google lançon dizajnin e ri të faqes “New Tab”

google_new_tab_pageGoogle sapo ka njoftuar se ka filluar lançimin e faqes së ridizajnuar “New Tab” për shfletuesin Chrome ku tashmë përveç faqeve të vizituara më shpesh në qendër të faqes do të shfaqet dhe fusha e kërkimit të Google.

Për të krijuar një ide më të qartë mund të shihni dhe foton e mëposhtme. Tek faqet “New Tab” do të shfaqen dhe animimet e krijuara nga Google me rastin e ngjarjeve të veçanta, pra nuk do të jetë e nevojshme që të përdoruesit të drejtohen në faqen kryesore për të parë animin e radhës.

Në fakt Google ka menduar që të mos shfaqet me patjetër Google Search, por të shfaqet motori i kërkimit që përdoruesi akseson më shpesh.

Megjithatë pjesa më e madhe e përdoruesve të Google Chrome këtë përdorin si motor kërkimi.

Në lidhje me këtë ndryshim kompania është shprehur se qëllimi kryesor është kursimi i kohës së përdoruesve duke i ndihmuar ata të kërkojnë dhe të navigojnë uebin më shpejt.

Për të disponuar këtë dizajn të ri i vetmi kusht për përdoruesin është vendosja e Google Chrome si shfletuesin kryesor (default browser). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>