Lajmet

Google lançon faqen “Views” për publikimin e fotove 360° në Google Maps

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Google lançon faqen “Views” për publikimin e fotove 360° në Google Maps

Google njoftoi sot lançimin e një faqeje të re komuniteti të quajtur “Views” të cilën mund t’a vizitoni në këtë link. Ky shërbim i ri ka vetëm një qëllim kryesor: publikimi i fotove panorama 360° (photo sphere) në Google Maps. Këto lloj fotosh mund t’i regjistroni vetëm në rast se pajisja juaj ka sistem Android Jelly Bean 4.2.

Në qoftë se dëshironi që të krijoni profilin tuaj në “Views” dhe të postoni aty vazhdimisht foto atëherë mjafton të aksesoni llogarinë tuaj në Google + dhe të zgjidhni opsionin e publikimit të fotos në “Views” ku do të krijohet automatikisht një profil i ri në të cilin mund të koleksiononi imazhet më të veçanta. Në to është e mundur që të shtoni edhe përshkrime rreth vendit të fotografuar.

Duke qenë se shërbimi sapo është lançuar është e kuptueshme që përmbajtja aktuale nuk është shumë e pasur prandaj Google ka menduar që të shtojë galerinë e “Street View” për ta pasuruar.

Për të aksesuar këtë galeri interesante mund të shtypni butonin “Explore” tek faqja e “Views”. Kjo faqe e re do të jetë shumë interesante për vizitorët madje është edhe një mundësi për të shtuar interesin e njerëzve ndaj opsionit të regjistrimit të panoramave 360°. (PCWorld Albanian)

Google Views

Lajmet e fundit>