Vëzhgim

Google lançon Gmail Labs në 49 gjuhë

Apr 1 2009
0 Shpërndarje
Google lançon Gmail Labs në 49 gjuhë

altDuke shënuar ditëlindjen e pestë të shërbimit online me e-mail, Google ka lançuar edhe globalisht Gmail Labs, kutinë me funksione të veçanta.

Tiparet e reja përfshijnë undo send që është një mënyrë për ta tërhequr prapa e-mailin pasi ta keni shtypur butonin send; mail googles, ju kërkon të plotësoni disa numra për të vështirësuar dërgimin e e-mailave kur ju e bëni këtë gjë pa vetëdije; përkujtues kundër harresës së bashkëngjitjes (atachment reminder), i cili ju rikujton juve ta bashkëngjisni ndonjë skedar të cilin e keni përmendur edhe në tekstin tuaj.

Derisa Google e pati lançuar vitin e kaluar Gmail Labs vetëm në gjuhën angleze, sot numri i gjuhëve të reja në Gmail Labs është 49: gjuha bengale, bullgare, katalane, kroate, çeke, daneze, holandeze, estoneze,finlandeze, franceze, gjermane, greke, gujarate (indo-ariane), hindu, hungareze, islandeze, indoneziane, italiane, japoneze, kanadeze, koreane, letoneze, lituaneze, malaze, malaziase, marathi, norvegjeze, ormia, polake, portugeze, rumune, ruse, serbe, kineze, sllovake, sllovene, spanjishte, suedishte, tagalog, tamile, talugu, tajlandeze, kinezishte tradicionale, turke, ukrainase dhe vietnameze.
 

 

Lajmet e fundit>