Lajmet

Google lançon një version 64 Bit të Chrome për Windows 7 dhe W8

Jun 5 2014
0 Shpërndarje
Google lançon një version 64 Bit të Chrome për Windows 7 dhe W8

google_chrome-645x250Google ka njoftuar për lançimin e një versioni 64 Bit për Chrome në Windows, duke e prezantuar fillimisht në kanalet Dev dhe Canary për përdoruesit e Windows 7 dhe Windows 8. Ju mund ti shkarkoni që të dyja nga faqet respektive Dev dhe Canary.

Ja vlen të përmendet se në të dy rastet versioni 64 Bit ofrohet të lançohet automatikisht nëse ju keni një version 64 Bit, megjithëse version 32 Bit është i disponueshëm gjithashtu. Kjo do të thotë se Google do të bëjë të mundur që version 64 Bit i Chrome të lançohet automatikisht nëse ju keni një version 64 Bit të sistemit operativ.

Google shpjegon se pse është duke implementuar një version 64 Bit duke thënë se ka tre avantazhe të mëdha.

Shpejtësia: 64 Bit bën të mundur që Google të përdorë avantazhet e përmirësimeve të proçesorëve dhe kompiluesve, intruksione të përditësuara. Si rezultat, shpejtësia përmirësohet veçanërisht në përmbajtjet grafike dhe multimedia që shohin një performancë 25 % më të shpejtë.

Siguria: Me aftësinë e Chromë për të përdorur avantazhet e veçorive më të fundit të sistemit operativ si “High Entropy ASLR” në Windows 8, siguria përmirësohet ndjeshëm në platformat 64 Bit. Kjo do të ndihmonte në mbrojtjen kundër teknikave të shfrytëzimit të tilla si JIT Spraying duke përmirësuar efektivitetin e mbrojtjes aktuale të sigurisë.

Stabiliteti: Google vëren një rritje të stabilitetit për Chrome 64 Bit krahasuar me versionin 32 Bit. Në vençanti përqindja e gabimeve është përgjysmuar tashmë. Bazuar në proçesin gjashtë javor të zhvillimit nuk pritet një version 64 Bit Beta të Chrome apo dhe një versioni të qëndrueshëm përpara muajit gusht. Meqë Google nuk foli për kohën kur ky version do të jetë i disponueshëm mundet që të zgjasë dhe kjo varet nëse testimet shkojnë mirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>