Lajmet

Google lançon një version të ri të Sheets

Mar 23 2014
0 Shpërndarje
Google lançon një version të ri të Sheets

sheets-100160026-largeNë dhjetor të vitit 2013, Google njoftoi për një version të ri të Sheets, aplikacioni online i Google (që tashmë është pjesë e shërbimeve që ofrohen në paketën profesionale të produktivitetit të Google Drive) për të punuar në tabela si në Excel. Deri tani, ky version i ri ishte me dëshirë për këdo përdorues, por tranzicioni përfundoi dhe shërbimi do të jetë në versionin e ri për të gjithë përdoruesit.

Ky version i ri është përditësimi më i madh në historinë e këtij produkti dhe një nga veçoritë që përdoruesit do të vlerësojnë më shumë do të jetë opsioni i editimit offline. Kjo do të punojë vetëm në Chrome dhe Google do të hedhë në Google Drive gjithçka që ju punoni offline duke sinkronizuar llogarinë tuaj në Google Drive me punën që do të ruani në aplikacion gjatë kohës pa lidhje me internetin. Nga e gjithë paketa e shërbimeve të tilla, Google Docs dhe Google Slides tashëm ishin të disponueshme offline dhe tani u bashkohet edhe Google Sheets.

Që nga dhjetori kur u lançua fillimisht shërbimi i ri, kishte një numër gjërash që duhet të përmirësoheshin dhe Google ia ka arritur mëse mirë këtë. Veç përmirësimit aty ku duhej, Google ka zhvendosur edhe veçori që nuk u panë të arsyeshme nga skuadra e zhvillimit të aplikacionit, gjykuar edhe nga anketimet me përdoruesit. Këto përfshijnë ndër të tjera, Solver Tool në Google Sheets, opsionin e mbushjes automatike të formave duke përdorur Google Sets dhe një sërë funksionesh të tjera. Ndër përmirësimet, Google tashmë e ka bërë më të thjeshtë selektimin e qelizave të shumëfishta dhe shtimin e linkeve për në uebfaqe në internet. Funksioni i ri i filtrimit për pamje të ndryshme e bën më të lehtë që të ndani pamje të ndryshme të të dhënave tuaja me bashkëpunëtorë. Gjithashtu, edhe për ato rastet e rralla kur një përdorues ka nevojë të punojë me tabela me miliona qeliza, Sheets nuk e ka më këtë problem.

Më herët gjatë këtij muaji, Google njoftoi edhe për suportin e shtojcave të aplikacioneve të treta për shërbimet e produktivitetit në paketën online, e sigurisht, edhe ato janë të disponueshme në Sheets. Google njoftoi se Sheets do të përditësohet për gjithkënd në versionin e ri gjatë javëve në vijim, prandaj për disa përdorues mund të ketë pak ngadalësim në aksesin e shërbimit online. (PCWorld Albanian)

Videoja prezantuese:

Tags >

Google
Lajmet e fundit>