Lajmet

Google lançon opsionin Gmail offline beta

Jan 28 2009
0 Shpërndarje
Google lançon opsionin Gmail offline beta

Kompania thotë se laboratorët e Gmail janë duke zhvilluar dhe testuar mundësitë, që përdoruesit të mund të shkruajnë dhe t’i arkivojnë mesazhet e tyre edhe duke qenë offline. Mesazhet e shkruara do të dërgohen sapo përdoruesi të lidhet sërish në internet. Shërbimi është i ndërtuar në platformën e vjetër dy vjeçare Google Gears e cila veçse është themeli i i qasjes offline në Google docs, Google Reader si dhe një numri të vogël të palëve të treta si ueb aplikacionet. Qasja offline ju mundëson përdoruesve ta ngarkojnë aplikacionin Gmail edhe pa qenë të lidhur në internet. Kjo mundësi, fillimisht do të jetë e mundur vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani.

“Ky është një hap i madh gjatë rrugës sonë” – deklaroi Joyce Sohn, menaxhere e marketingut në Google Apps. Përdoruesit e Google Apps Standard Edition fillimisht duhet të hyjnë në Gmail dhe pastaj të klikojnë Settings. Prej aty duhet klikuar Labs dhe të zgjidhni Enable në hyrjen Gmail offline. Më pas duhet klikuar Save Changes për ta kompletuar instalimin. Pas instalimit, klientët e Gmail do të kenë një lidhje (link) offline që përdoret për fillimin procesin e sinkronizimit dhe serverin e Gmail. Opsioni do të bëhet i mundshëm për përdoruesit e Gmail ditëve të ardhshme. Zyrtarë të Google bëjnë të ditur se edhe përdoruesit e biznesit do të kenë qasje offline në kalendar, por ata nuk caktuan ndonjë datë të saktë për këtë.

Lajmet e fundit>