Lajmet

Google lançon për zhvilluesit ndërfaqen Realtime API

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Google lançon për zhvilluesit ndërfaqen Realtime API

Google Realtime APIGoogle lançoi Realtime (ndërfaqe koherente) për Google Drive, duke i lejuar zhvilluesit të krijojnë aplikacione që mund të përdorin kapacitetet e kohës reale të Drive.

API iu ofron zhvilluesve një version bashëkpunues të objekteve të të dhënave si hartat, listat, tekstet dhe vlerat JSON, që janë të sinkonizuara në mënyrë automatike dhe të gjithë modifikimet kundrejt tyre ruhen.

Zhvilluesit mund të krijojnë aplikime që lexojnë dhe shkrujnë mbi këto objekte si çdo objekt lokal.

Nëse grupi parësor i objekteve nuk është i mjaftueshëm, zhvilluesit mund të krijojnë objekte sipas dëshirës edhe referenca që mund të përfshijnë pemët dhe strukturat grafe.

Kompanitë si Neutron Drive, draw.io dhe Gantter po e përdorin këtë API, sipas Google.

Lajmet e fundit>