Ja se si

Google lançon Play Protect, ja sesi ju mbron nga maluerët

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Shërbimi vazhdimisht skanon telefonët Android dhe paralajmëron përdoruesit nëse diçka nuk shkon. Google lançon Play Protect, ja sesi ju mbron nga maluerët Photo Source: Android Central

Google Play Protect është përpjekja më e fundit kompanisë për të mbrojtur përdoruesit e telefonëve Android nga aplikacionet e dyshimta dhe maluerët.

Shërbimi vazhdimisht skanon telefonët Android dhe paralajmëron përdoruesit nëse diçka nuk shkon.

Play Protect është dizajnuar për të skanuar dhe identifikuar aplikacionet e dëmshme në Play Store dhe jo aplikacionet e instaluara nga uebsajte dhe dyqane të palëve të treta.

E vetmja mënyrë për të mbrojtur telefonin tuaj është të shkarkoni aplikacione vetëm nga Play Store. Janë disa mënyra për të kontrolluar nëse Play Protect është aktiv:

Duke shikuar informacionet e skanimit të fundit

Për të parë statutin e skanimit dhe siguruar se Play Protect është aktivizuar duhet të vizitoni Settings > Google > Security > Google Play Protect. Një listë aplikacionesh do tu shfaqen të skanuara së fundi dhe një listë aplikacionesh të dëmshme nëse ka dhe opsionet për të ç’aktivizuar këtë funksion sigurie.

Në faqen e aplikacioneve në Play Store

Ndërsa Google përfundon procesin e lançimit të Play Protect, përdoruesit do të fillojnë të shohin një etiketë verifikimi në faqet e instalimit të aplikacioneve.

Kjo është mënyra më e lehtë për të mësuar nëse Google Play Protect është aktivizuar.

Duke përditësuar aplikacionet

Nisur nga fakti se një aplikacion mund të jetë cilësuar si i sigurtë kur është ngarkuar në Play Store, sdo të thotë se do të vijojë të jetë i atillë.

Një tjetër veçori e Play Protect është skanimi i përditësimeve nëse aplikacioni vijon të jetë i sigurtë.

Pas procesit të përditësimit përdoruesit do të marrin një njoftim me titull “No Problems found.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>