Lajmet

Google lançon tastierën e Android si aplikacion të pavarur

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
Google lançon tastierën e Android si aplikacion të pavarur

tastiera androidGoogle ka lançuar tastierën për sistemin Android si aplikacion të veçantë i cili tashmë është i disponueshëm në Play Store dhe mund të shkarkohet pa pagesë për të gjithë përdoruesit.

Google Keyboard ofron shumë më tepër se sa konkurrentët e tjerë të tastierave.

Sigurisht ajo që është edhe më e dukshme ka të bëjë me ofrimin falas. Gjithashtu aplikacioni suporton sugjerimet e fjalës së radhës, plotësimin automatik të fjalës (auto-complete), njohjen e zërit (voice-recognition) si dhe suporton 26 gjuhë të ndryshme, ndërkohë tastiera vetë është në anglisht, por kjo gjë do të ndryshojë në vazhdimësi.

Google Keyboard është e disponueshme për Android 4.0 dhe versionet pas tij. Pavarësisht se versionet Ice Cream sandwich dhe Jelly Bean vazhdojnë të përmirësohen (60% e pajisjeve Android kanë këto sisteme), mbi 1/3 e smartfonëve aktivë Android vazhdojnë të funksionojnë me Gingerbread. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>