Lajmet

Google lançon zyrtarisht “Chrome App Launcher” për Windows

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Google lançon zyrtarisht “Chrome App Launcher” për Windows

Përdoruesit e sistemit Windows tashmë kanë mundësi të shkarkojnë dhe të aktivizojnë “Chrome App Launcher” për të aksesuar më lehtë shërbimet më të zakonshme të Google të bazuar në ueb si p.sh: Shfletuesi Google Chrome, Gmail, Google Drive dhe Chrome Store.

“Chrome App Launcher” shërben pak a shumë si një shortcut i cili shfaq të përmbledhura ikonat e funksionaliteteve shtesë dhe aplikacioneve të Chrome.

Pavarësisht funksionit të tij aktual fillimisht Launcher është krijuar si një mënyrë për shfaqjen e shërbimeve të Google si dhe për replikimin e disa prej funksionaliteteve kryesore të sistemit operativ. Kjo gjë ndryshoi me zgjerimin e Google Chrome si dhe përhapjen e shërbimit në cloud Google Drive.

Për të shtuar “Chrome App Launcher” në kompjuterin tuaj klikoni këtu.

Pasi t’a keni instaluar do të vini re se do të shfaqet një ikonë e re në ekranin tuaj po kështu edhe në krah të butonit Start në rast se keni sistem Windows Vista, 7 ose Windows 8.

Mjafton të klikoni në të dhe menjëherë do të shfaqen të gjitha ikonat e aplikacioneve dhe shërbimeve Chrome që keni instaluar. (PCWorld Albanian)

Chrome app

Lajmet e fundit>