Lajmet

Google lanson internetin 1Gbps

Jul 28 2012
0 Shpërndarje
Google lanson internetin 1Gbps

Google këtë javë ka lansuar shërbimin e internetit super të shpejt me fibra optik 1 Gb/sek, të quajtur Google Fiber Internet and Fiber TV.

Kompania kishte deklaruar një javë më parë se po bëhej gati të bënte publik rrjetin gigabitësh dhe këtë javë kjo u bë realitet për banorët e Kansas City, Kansas, dhe Kansas City, Missouri. Ata mund të bëjnë një abonim tek në Ueb faqen e Google Fiber dhe t’u kërkojnë edhe fqinjëve të tyre të bëjnë një abonim të tillë pasi Google po e ndërton rrjetin në bazë të kërkesave.

Ky rrjet premton të jetë 100 herë më i shpejt se mesatarja e internetit në Amerikë. Për të bërë një krahasim më të kuptueshëm, kjo shpejtësi do të thotë njësoj si të shkosh nga Nju Jorku në San Francisko për gjysëm ore. Kutia e rrjetit Google Fiber shoqërohet me një shërbim që ka katër porte etherneti 1Gb por kompjuterat mund të lidhen edhe përmes Wi-Fi me një shpejtësi prej 360Mb/sek.

Google ofron tre plane:

  1. Shërbimi Gigabit + TV kushton 120$ në muaj dhe instalimi prej 300$ falas nëse nënshkruhet një kontratë dyvjeçare. Fiber TV ofron një rang të gjerë rrjetesh dhe disa kanale HD që përfshijnë Showtime dhe Starz. Së bashku me paketën, Google jep edhe një Nexus 7 (falas!), tabletin që zor se gjendet për momentin në treg dhe një TV box që regjistron deri ne 500 orë program ose tetë programe njëkohësisht në hapësirën e tij prej 2 TB.

2.  Nëse kërkoni vetëm shërbimin e internetit, çmimi është 70$/muaj përveç instalimit prej 300$ (që përfitohet falas nëse nënshkruani kontratë).

3.  Ka dhe një plan falas, por që ka një shpejtësi të kufizuar shkarkimi prej 5 Mbps, 1 Mbps për ngarkime dhe kërkon 300$ për instalimin. Kjo do të rekomandohej nëse nuk e përballoni dot shërbimin Gigabit por gjithsesi mesatarja e internetit në Amerikë është 5.8 Mbps.

Imagjinoni, me Google Fiber Internet mund të bëni shkarkime paralele, ngarkime videosh sa hap e mbyll sytë dhe shpërndarje skedarësh në sekondë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>