Softuer

Google lanson Mac Chrome Beta

Dec 8 2009
0 Shpërndarje
Google lanson Mac Chrome Beta

Sipas menaxherit të produkteve Brian Rakowski, “Chrome për Mac” veçohet me një dizajn të pastër, animime të lehta dhe efekte që mund të krijojnë një eksperiencë shfletuese “të bukur dhe të kënaqshme”.

“Ne kemi qenë duke punuar maksimalisht për të dërguar një shfletues të klasit të parë për Mac, është nevojitur më shumë kohë sesa që kemi parashikuar, por shpresojmë se pritja ia ka vlejtur” shkroi Rakowski në një blog post zyrtar.

“Siç mund të prisni, shpejtësia e Google Chrome për Mac është diçka për të cilën ne krenohemi. Nëse keni një Mac, provoni të instaloni beta versionin dhe shihni sesa shpejtë niset – faktikisht nuk ka kohë që të kërcejë ikona nga dock-u në momentin e shartimit!”.

Inxhinieri i softuerit të Google, Mike Pinkerton shpjegoi se Google ka larguar një “dozë të madhe të të mirave” nga versioni për Windows, për të zhvilluar një shfletues “të shpejtë dhe të zbukuruar”.

“Me 73.804 linja të kodit të specifikuar për Mac dhe 29 ndërtime zhvilluesish të mëvonshme, na bëjnë të lumtur që të lansojmë Google Chrome për Mac në beta version. Shfletuesi përmban veçori si Omnibox (ku ju edhe mund të kërkoni dhe të shtypni adresën), tema nga artisët, dhe atë më të rëndësishmen, shpejtësinë” tha Pinkerton.

“Ne gjithashtu jemi kujdesur që të bëjmë Google Chrome një aplikacion natyral për Mac. Për shembull, ne kemi integruar Keychain në Google Chrome për Mac, dhe kemi inkorporuar animime të stilit të Mac-ut, kur ju hapni menynë e Bookmarks”.

Duhet bërë  gjithashtu e ditur se Google ka lëshuar edhe një beta version të Chrome për Linux. Kompania që përkrahë kodin e hapur, e ka përshkruar këtë aplikacion si një “shfletues me performancë të lartë” që integrohet për së afërmi me ekosistemin e kodit të hapur të Linux.

 

Lajmet e fundit>