Lajmet

Google lanson veçorinë e re +1

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Google lanson veçorinë e re +1

Google është duke e përgatitur një veçori të re +1 që do t’i përfaqësoj rekomandimet e përdoruesve për përmbajtje kur ata e klikojnë butonin +1.

Kjo do të mund të ndihmonte në dërgimin e klikimeve për Ueb faqet pasi që përdoruesit përfaqësohen me opsione përmbajtësore të ngjashme me përmbajtjen që ata sapo e kanë parë. Për shembull, një vizitor në dyqanin Web Store të Chrome duke e klikuar butonin +1 në aplikacionin në Gmail, sugjeron për aplikacione si Offline Google Mail, Google Calendar dhe Picasa.

“Për t’i bërë këto rekomandime më të rëndësishme dhe aktuale, ata gjithmonë do t’ju referohen faqeve në domenin ose nëndomenin e njëjtë si butoni +1” tha në një postim në blog, menaxheri drejtues i ndërmarrjes Google, Julie Farago.

Google njoftoi dje se veçoria e re, që është në dispozicion për lexim në Google+ Platform Preview, do të lansohet në Ueb faqe gjatë javëve të ardhshme. Administratorët e faqeve të cilët tashmë e përdorin butonin në faqen e tyre nuk do të kenë nevojë të bëjnë asnjë ndryshim për ta marrë veçorinë e re, për shkak se ajo do të paraqitet automatikisht në këto faqe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>