Softuer

Google lanson Voice për iPhone

Jan 27 2010
0 Shpërndarje
Google lanson Voice për iPhone

Aplikacioni Voice i bazuar në ueb lejon që Google në mënyrë efikase të tejkalojë vendimin e mëparshëm të Apple për të refuzuar, apo për ta lënë në shqyrtim të përhershëm, iterimin natyror të programit në iPhone.

Sipas zëdhënësit të Google, Michael Van Ouwerkerk, versioni i fundit i Voice  është i “fuqizuar” nga HTML 5, i cili lehtëson ekzekutimin optimale të aplikacioneve të pasura të bazuara në ueb , “mu në mes të shfletuesit”.

 “Përveç ofrimit të mundësisë për t’iu qasur një versioni të transmetuar të inbox-it tuaj të Google Voice,  aplikacioni i ri i uebit ju lejon që gjithashtu të shfaqni numrin tuaj Google Voice si një ID telefonuesi të jashtëm (kështu që telefonatat kthyese arrijnë në numrin tuaj në Google Voice),” tha Van Ouwerkerk .

“[Ju mund gjithashtu] të dërgoni dhe të merrni mesazhe me tekst pa pagesë dhe të bëni thirrje ndërkombëtare me normat e ulëta të Google Voice.”

Duhet të theksohet se vendimi i Google për të nisur një version të bazuar në ueb të aplikacionit të saj Voice, erdhi vetëm pas tensioneve të rritura mes këtyre dy korporatave që po vazhdojnë vazhdimisht me rritjen.

Kjo është edhe e vërtetë, pasi që siç është raportuar më parë, të dy kompanitë kanë rritur konkurrencën e tyre në disa tregje, duke përfshirë hapësirën për pajisje mobile.

Për shembull, Apple është raportuar se ka nisur negociatat me Microsoft për të zëvendësuar Google si motor kërkimi të zakonshëm në iPhone. Përveç kësaj, Google Nexus One dhe sistemi operativ përcjellës Android, tani konkurron kokë me kokë me iPhone dhe me sistemin e saj operativ iPhone OS.

“Apple dhe Google e dinë se ata janë armiq primar mes vete,” tha një burim anonim për Businessweek. “Microsoft është një figurë shahu në këtë betejë.”

Lajmet e fundit>