Lajmet

Google lanson World Wonders

May 31 2012
0 Shpërndarje
Google lanson World Wonders

Google sot do të lansoj një projekt online, që na mundëson t’i eksplorojmë vendet historike në mënyrë virtuale, përfshirë Stonehenge dhe Kew Gardens.

Projekti i quajtur World Wonders përdor funksionin e Google StreetView për të ju mundësuar shfrytëzuesve të eksplorojnë në mënyrë virtuale një numër të madh vendesh me rëndësi historike, përfshirë Kew Gardens dhe Stonehege në Britani dhe tempujt e lashtë Kyoto në Japoni.

Sikurse hartat e StreetView, projekti World Wonders poashtu përfshinë modelet 3D, fotografitë dhe videot në YouTube të këtyre vendeve në mënyrë që t’u japin shfrytëzuesve mënyra të ndryshme për të eksploruar.

Ky projekt është bërë në partneritet mes Google, Unesco , Fondi Botëror i Monumenteve, Getty Images dhe Uorplace dhe ka për synim të digjitalizoj 132 vende gjatë viteve në vijim.

Steve Crossan, shefi i Institutit Kulturor të Google tha: “Google është e angazhuar të ruaj dhe promovoj online të gjitha kulturat. Projekti World Wonders sjell në jetë shumicën e vendeve me rëndësi historike të botës, duke i bërë ato më të arritshme për audiencën globale”.

Ky projekt është vazhdimësi e Google Art Project i cili u mundëson përdoruesve një eksplorim virtual të muzeve më prestigjoze të artit në botë. Për më shumë mund të shikoni në faqen zyrtare të këtij projekti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>