Lajmet

Google largon aplikacionet e Chrome, i zëvendëson me aplikacionet progresive

Dec 7 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë ato janë ende të disponueshme në pajisjet Chrome OS, si Chromebook-ët, si dhe mund të aksesohen edhe nga lidhjet direkt në Chrome Web Store. Google largon aplikacionet e Chrome, i zëvendëson me aplikacionet progresive

Google zyrtarisht ka kryer punë me aplikacionet Chrome në desktop. Kompania hoqi zyrtarisht seksionin e aplikacioneve në Chrome WebStore duke lënë vetëm shtojcat dhe temat të disponueshme.

Google kishte paralajmëruar më parë një vendim të tillë dhe vetëm 1% e përdoruesve të Windows, macOS dhe Linux përdornin realisht aplikacionet.

Megjithatë ato janë ende të disponueshme në pajisjet Chrome OS, si Chromebook-ët, si dhe mund të aksesohen edhe nga lidhjet direkt në Chrome Web Store.

Shumica e aplikacioneve ishin thjeshtë “bookmark” dhe pak prej tyre shfrytëzonin funksionet dhe harduerët e sistemit. Google arriti në përfundimin se shumë pak njerëzve u bëhej vonë për to.

Në mesin e 2018-ës ato do të zëvendësohen nga aplikacionet progresive. Diçka të ngjashme mund ta keni parë edhe në Android. Ato janë sajte në të plota me njoftime dhe ikona në ekran.

Një gjë tillë pritet të ofrohet edhe në desktop. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>