Lajmet

Google largon përgjithnjë brendet AdWords dhe DoubleClick

Jun 28 2018
0 Shpërndarje
Por mjeti bazik i atyre që duan të reklamojnë në Google do të ribrandohet në Google Ads me akses në inventarët e Google Search, Youtube dhe Google Play. Google largon përgjithnjë brendet AdWords dhe DoubleClick

Alphabet Google lajmëroi të Mërkure se softueri i reklamimit do të kalojë nëpër ribrandimin më të madh në histori duke tërhequr marka DoubleClick dhe AdWords.

Ekzekutivët e kompanisë thanë se çmimet nuk do të ndryshojë e as shërbimet nuk do të shkrihen. Kompania do të ruajë brendet AdSense dhe AdMob për shitjet e reklamave të cilat u dedikohen zhvilluesve të aplikacioneve dhe uebsajteve.

Por mjeti bazik i atyre që duan të reklamojnë në Google do të ribrandohet në Google Ads me akses në inventarët e Google Search, Youtube dhe Google Play.

Ndërfqja e Google Ads do të thjeshtohet thanë ekzekutivët.

Softueri për blerësit e reklamave do të quhet Google Marketing Platform. AdWords debutoi në 2000 si një mënyrë për të vendosur reklama në tekst. Në 2008-tën Google bleu DoubleClick. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>