Lajmet

Google Latitude ju mundëson të ndiqni shokët

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Google Latitude ju mundëson të ndiqni shokët


 

Passi të jeni regjistruar në Latitude, ikonat e miqve do paraqiten në Google Maps. Klikimi në ikonë ju lejon të bëni thirrje, të dërgoni e-mail, të dërgoni mesazhe të shpejta, por mund të përdorni Google Maps edhe për të parë rrugën për në vendndodhjen e tyre.

Të themi se Bob dëshiron t’i tregojë vendndodhjen e vet Xhenit. I dërgon një ftesë nga telefoni ose kompjuteri. Xheni mund ta pranojë ftesën dhe të bëjë të ditur vendndodhjen e saj; mund të pranojë ta bëjë të ditur por jo ta ndajë; ose mund t’ia refuzojë të gjorin Bob kërkesën. Nëse Xheni zgjedh të shpërndajë vendndodhjen e saj, ofron vendndodhjet e përafërta ose vetëm në cilin qytet ndodhet.

Për tu kufizuar disi, Latitude do t’ju lejojë të caktoni kufizimet për secilin nga kontaktet tuaj. Mund ta përcaktoni vendndodhjen në mënyrë manuale, t’i tregoni Latitude ta gjejë ose ta fshihni tërësisht se ku ndodheni.

Google thotë se ruan vetëm disa vendndodhje të fundit në serverët e vet. Nëse e keni fshehur nuk ruan informacione rreth vendndodhjes.

Edhe kështu, Google arrin të ndërtojë lehtë një hartë demografike për të treguar për shembull se ku qëndrojnë popullsia e një moshe të caktuar në një qytet të caktuar. Shpresoj se këtë herë nuk do të ndodhë, por pikëpyetje për praktikat e intimitetit të Google janë paraqitur shumë herë në të kaluarën.

 
Me Latitude, ikonat e miqve tuaj paraqiten në Google Maps. Klikoni mbi ndonjë ikonë për të kontaktuar mikun. Mund të merrni edhe rrugën deri te vendndodhja e tij po të doni.

Lajmet e fundit>