Lajmet

Google lejon fotografët të krijojnë ture të personalizuara rrugësh (Street View)

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Google lejon fotografët të krijojnë ture të personalizuara rrugësh (Street View)

Google ka lançuar një opsion të ri që lejon përdoruesit të krijojnë ture rrugore (Street View).

Kjo nuk do të thotë se kompania do të lejojë përdoruesit e thjeshtë të menaxhojnë kamerat që ka vënë në dispozicion për të ofruar këtë shërbim, por do të lejojë fotografët të krijojnë ture të personalizuara në rrugë të caktuara dhe këtë eksperiencë do të kenë mundësi t’a shkëmbejnë me njerëzit e tjerë.

Sipas Google, ky opsion do të shërbejë për shembull për të publikuar eksperiencën e një ngjitjeje në mal ose për të krijuar ture virtuale të një dyqani të caktuar.

Për të mundësuar realizimin e këtyre tureve virtuale, lidhen së bashku foto panoramike 360° të regjistruara me smartfonë Android ose me aparate dixhitale SLR.

Sapo të publikohen këto foto të lidhura me njëra-tjetrën, përdoruesi mund të navigojë në to nëpërmjet Google Maps. Evan Rapopot, menaxher produkti në Google Maps dhe Fotosfera, është shprehur: “Po presim me padurim të shohim tipet e ndryshme të eksperiencave Street View që do të publikojnë përdoruesit.

Ky mjet do të ndihmojë fotografët që të nxjerrin në pah diversitetin e një vendi të caktuar, në varësi të ditës, kushteve të motit apo eventeve kulturore, eksperienca që aktualisht nuk ofrohen nga Street View.”

Rapopot e përdori këtë opsion të ri për të shfaqur disa foto të regjistruara gjatë pushimeve të fundit që kishte bërë në Mbretërinë e Bashkuar. (PCWorld Albanian)

PersonalizedStreetViews

Lajmet e fundit>