Lajmet

Google lejon përdoruesit të eksportojnë një kopje të Gmail-it dhe të të dhënave në Google Calendar

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Google lejon përdoruesit të eksportojnë një kopje të Gmail-it dhe të të dhënave në Google Calendar

Google ka lançuar një opsion të shumëpritur: përdoruesit tashmë do të kenë mundësi të shkarkojnë një kopje të Gmail-it dhe të të dhënave në Google Calendar.

Lançimi i këtij opsioni nënkupton që ju do të keni mundësi të ruani e-mail-et dhe eventet e ruajtura në kalendar ose do mundeni thjesht t’i eksportoni ato përkohësisht për t’i importuar më pas në një shërbim tjetër.

Në qoftë se përdoruesit nuk i nevojiten të gjitha e-mail-et ose eventet (të dhënat shkarkohen në formatin MBOX) atëherë do t’i ofrohet mundësia e shkarkimit të pjesshëm. Mundësia e eksportit të personalizuar e bën më të lehtë kontrollin e dokumenteve që do të ruhen ose eksportohen më pas diku tjetër.

Ky funksionalitet i ri është pjesë e shërbimit Google Takeouts, i cili lejon shkarkimin e arkivave të personalizuar të të dhënave nga produktet e ndryshme të kompanisë Google. Përveç Gmail-it dhe Goolge Calendar, tek arkivat mund të përfshihet edhe Google+, YouTube, Google Contacts, Google Drive, Google Voice, Google Profile, historiku i vendndoshjes, Google Hangouts dhe të dhëna të tjera nga Google.

Në qoftë se navigoni momentalisht në Google Takeouts do të vini re mungesën e Gmail-it pasi kompania ka deklaruar se mundësia për të shkarkuar mesazhe Gmail do të jetë e disponueshme “muajin e ardhshëm”. Sipas kompanisë, është e sigurt që ky opsion do mund të përdoret nga të gjithë para vitit 2014, ndërsa të dhënat e kalendarit mund të shkarkohen duke filluar që sot. (PCWorld Albanian)

Screen-Shot-2013-02-27-at-10.19.22-AM-645x250

Lajmet e fundit>