Lajmet

Google lëshon aplikacionet Docs dhe Sheets për iOS dhe Android

May 1 2014
0 Shpërndarje
Google lëshon aplikacionet Docs dhe Sheets për iOS dhe Android

theverge1_1020.0_standard_640.0Google është duke lëshuar aplikacione mobile për tri mjete kyçe nga pakoja e vet për produktivitet: Docs, Sheets dhe Slides. Aplikacionet do të jenë në dispozicion për iOS dhe Android, ku dy mjetet e para tashmë veçse janë në tregjet përkatëse, ndërsa Slide është planifikuar të vijë në një datë të mëvonshme.

Aplikacionet nuk janë domosdo të nevojshme: mundësia për të krijuar, shikuar dhe edituar dokumente, “spreadsheets” dhe prezantime ka qenë e mundur në aplikacionin Google Drive prej kohësh.

Këto aplikacione të reja madje duken sikur Google Drive, por me skema të ngjyrave të tjera. Por duke i bërë aplikacione në vete, Google iu ofron përdoruesve të pakos së vet të produktivitetit një vend të qartë për të shkuar kur ata duan të punojnë.

Lëshimi i aplikacionit Docs, Sheets dhe Slides do ta pozicionojë edhe më mirë kompaninë Google në garën kundër Apple dhe Microsoft sa i përket mjeteve për produktivitet. Pas lëshimit të tyre, aplikacionet Microsoft Office për iPad pas një kohe të shkurtër i zotëruan majat e dyqanit të aplikacioneve App Store dhe kanë mbetur atje për një kohë.

Apple po ashtu ofron mjete për produktivitet pa pagesë me iPhone dhe iPad-ët e rinj. Me tre aplikacionet e veta, Google tani mund të provojë që drejtpërdrejt të garojë me secilin konkurrent.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë duket të jenë duke i çmuar mjaft shumë aplikacionet individuale edhe për arsye të tjera, duke i përdorur ato si një mënyrë për të ofruar një përvojë më të këndshme për secilin produkt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>