Lajmet

Google lëshon aplikacionin Slides për iPhone dhe iPad

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Google lëshon aplikacionin Slides për iPhone dhe iPad

iOS_shots_forBlog.0.0_standard_640.0Ende nuk ka ndonjë platformë udhëheqëse të produktivitetit për smartfonë ose tabletë, por Google ka qenë duke bërë përpjekje për ta ndërtuar një të tillë. Gjatë të hënës, Google ka bërë lëshimin e një aplikacioni Slides për iPhone dhe iPad, duke iu ofruar poseduesve të atyre pajisjeve një rrugë të drejtpërdrejtë për të edituar prezantimet e tyre në pajisje mobile – gjë e cila më parë nuk ishte në dispozicion.

Një aplikacion Slides ishte lëshuar më parë për Android gjatë verës, pas ardhjes së aplikacioneve Docs dhe Sheets në të dy platformat.

Derisa një pjesë e madhe e këtij funksionimi ishte në dispozicion brenda një aplikacioni të vetëm Google Drive, me qasjen e re është bërë kthimi i shërbimeve në aplikacione të veçanta që ia mundësojnë kompanisë Google që të vendos logon e vet në më tepër vende rreth telefonit ose tabletit të një personi.

Përveç kësaj, kthimi i këtyre shërbimeve në aplikacione individuale, në vend të një platforme të vetme me aplikacione, duhet ta bëjë më të lehtë gjetjen dhe përdorimin për një person mesatar.

Google gjatë ditës së hënë ka bërë përditësimin edhe të Docs dhe Sheets duke iu mundësuar atyre që të mund të hapin dhe editojnë skedarët e Microsoft Office. Kjo i bën aplikacionet shumë më të dobishme – dhe kjo nënkupton që platforma e aplikacioneve pa pagesë nga Google mund të jetë në gjendje që të zëvendësojë Office-in kur njerëzit provojnë të gjejnë vegla të produktivitetit për pajisje mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>