Lajmet

Google lëshon Dart SDK 1.4 me një mjet të ri për kontrollim nga brenda të makinave virtuale

May 22 2014
0 Shpërndarje
Google lëshon Dart SDK 1.4 me një mjet të ri për kontrollim nga brenda të makinave virtuale

Screen-Shot-2014-05-21-at-10.53.37-AMGoogle gjatë ditës së mërkurë lëshoi versionin 1.4 të platformës së zhvillimit të softuerëve Dart SDK me një mjet të ri Observatory që iu mundëson të shikoni brenda një makine virtuale që është duke punuar për të parë raportimin e drejtpërdrejt të të dhënave.

Ajo shfaq informacione rreth grumbullimit të hedhurinave, numërimin e instancave për të gjitha objektet brenda memories sipas llojit të tyre, mbulimin e kodit rresht-për-rresht dhe shqyrtim të shprehjeve arbitrare. Ju mund ta shkarkoni lëshimin më të fundit të qëndrueshëm të Dart-it nga dartlang.org.

Në Dart 1.4,mjeti për linjat e kodit dartanalyzer është 100 për qind Dart, duke nënkuptuar që ai punon pa Java dhe ju kërkon që ta keni vetëm makinën virtuale Dart. Google po ashtu e ka bërë më të shpejt bartjen e File I/O, posaçërisht kur bëhet qasja e skedarëve të mëdhenj. Ju mund ta lexoni lëshimin e plotë duke shkuar tek kjo faqe. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>