Lajmet

Google lëshon shtojcën e re për menaxhim të bookmarkëve

Nov 1 2014
0 Shpërndarje
Google lëshon shtojcën e re për menaxhim të bookmarkëve

Screen-Shot-2014-10-29-at-4.48.17-PM1-798x310Pas shumë zbulimeve të bëra muajt e kaluar, ndërfaqja e re Stars nga Google për Chrome Bookmark Manager është lëshuar në dyqanin Chrome Web. Shkarkimi i shtojcës e zëvendësoi tërësisht ndërfaqen e vjetër të bookmark-ëve në Chrome, kështu që duhet ta keni këtë parasysh përpara se ta instaloni.

Sapo të jeni kyçur në Chrome dhe ta keni mundësuar sinkronizimin, shtojca e re shton një ndërfaqe moderne në Bookmark Manager dhe automatikisht merr fotografi kur ju “yllifikoni” një faqe nga shiriti i URL-së. Klikimi i yllit e shfaq një pamje të bookmark-ut dhe ju mundëson që ta zgjidhni folderin në të cilin doni ta vendosni atë. Shtojca po ashtu mundëson shtimin e fotografive dhe përshkrimeve në bookmark-ët e juaj të vjetër.

Screen-Shot-2014-10-29-at-4.48.18-PM-730x467Google ka bërë edhe shtimin e kërkimit për bookmark-ët e juaj, duke analizuar përmbajtjen dhe jo vetëm pamjet. Bookmark Manager po ashtu përfshin një seksion të ri që automatikisht radhit bookmark-ët në bazë të temës ose domeinit. (PCWorldAlbanian)

Screen-Shot-2014-10-29-at-5.00.15-PM-730x339

Tags >

Google
Lajmet e fundit>