Lajmet

Google lëshon shtojcën Hangouts për Microsoft Outlook

May 19 2014
0 Shpërndarje
Google lëshon shtojcën Hangouts për Microsoft Outlook

895-Google-Hangouts-hanging-out-with-Microsoft-OutlookDuke mos dashur që t’i lë përdoruesit e Microsoft Office, Google ka lëshuar një shtojcë Hangouts për Outlook për të ndihmuar ata në planifikim të thirrjeve duke përdorur shërbimin.

Lëvizja duket të jetë ndërmarrë për t’iu mundësuar atyre që nuk e përdorin ndërfaqen e uebit të Google si klientin e tyre primar për dërgim të e-mail-eve për të planifikuar takimet online drejtpërdrejt nga Outlook, në vend se të kalojnë në Google Calendar për të planifikuar thirrjet e tyre. Ajo po ashtu pritet të ndihmojë Chromebox-in për të planifikuar takime duke iu mundësuar përdoruesve që të përdorin pajisjet drejtpërdrejt nga inbox-i i tyre.

Shtojca Hangouts për Outlook nuk duket të jetë duke mbështetur bisedat, por në vend të kësaj iu mundëson përdoruesve shumë më lehtë që të planifikojnë video takimet. Integrimi është i ngjashëm me atë të produktit Lync të kompanisë Microsoft, që iu mundëson përdoruesve të Outlook-ut të shtojnë video thirrje drejtpërdrejt në detyrat e tyre në kalendar. Google Hangouts për Outlook mund të shkarkohet këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>