Harduer

Google lëshon videon e plotë që shpjegon për syzet Google Glass

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Google lëshon videon e plotë që shpjegon për syzet Google Glass

google glass1Avokati zhvillues në Google, Timothy Jordan ka paraqitur projektin e ndërmarrjes në të cilën ai punon, Google Glass si një rrugë që njerëzit të largojnë veten nga teknologjia.

Jordan e shpjegon këtë ide dhe sqaron më tepër rreth projektit të Google në një video të re të lëshuar gjatë ditës së djeshme. Kjo video është incizim i një prezantimi të bërë nga Jordan gjatë muajit të kaluar në konferencën South by Southwest Interactive.

“Projekti për syzet është rreth marrëdhënies me teknologjinë. Është për teknologjinë që është atje kur ju e dëshironi atë, por jashtë rrugës kur ju nuk e doni,” thotë në video Jordan. “Ai ndjen sikur teknologjia është duke marrë më tepër hapësirë se sa që ka nevojë. Dhe, kjo është ku jemi duke iu adresuar projektit për syzet. Është kështu sepse ju ende mund të keni qasje në teknologjinë që ju e dëshironi, por ajo nuk ju nxjerr jashtë momentit.”

Videoja pothuajse një orë e gjatë shpjegon se çfarë mund të bëjë Google Glass, si incizim të videove, kapje të fotografive, biseda, marrje udhëzimesh, shikimi i fakteve në ueb dhe gjëra të tjera. Jordan iu ofron shikuesve një pamje të API-së së projektit, shpjegon se si punon pajisja dhe paraqet një video të asaj se si duket përgjatë okularëve në Google Glass.

Ai synon që t’jua paraqes audiencës që Google Glass vendoset në fytyrë të përdoruesit, por që pa u vërejtur edhe aq bëhet pjesë e lëvizjeve, mendimeve dhe veprimeve të përditshme – për dallim nga smartfoni të cilin njerëzit duhet ta nxjerrin nga xhepi për ta shikuar.

Zhvillohen lentet e konaktit LCD që shfaqin mesazhe tekst

“Kjo është ideja,” tha Jordan. “Duke e sjell teknologjinë më afër, ne mund të marrim më tepër gjatë rrugës.”

Derisa Jordan tha që Google Glass është ende në fazën fillestare dhe ende duhet shumë punë për t’u bërë, disa raporte tregojnë që pajisja pritet të jetë në dispozicion për publikun më vonë gjatë këtij viti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>