Harduer

Google lëshon zyrtarisht tabletin Nexus 9, 8.9 inç dhe me Android 5.0 Lollipop

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Google lëshon zyrtarisht tabletin Nexus 9, 8.9 inç dhe me Android 5.0 Lollipop

nexus-9-tablet-730x408Google tani zyrtarisht zbuloi tabletin e vet më të ri Nexus gjatë ditës së mërkurë, me emrin Nexus 9, një pajisje kjo prej 8.9 inç e cila do të përdor sistemin operativ mobil Android 5.0 Lollipop të Google.

Paraqitur gjatë ditës së djeshme, pajisja e re do të përmbajë një kornizë metalike, një procesor prej 64 bitësh, altoparlantë nga HTC dhe një shtresë të ndashme që luan rolin e tastierës. Nexus 9 po ashtu vjen i pajisur me një kamerë të pasme prej 8 megapiksellësh dhe kamerë të përparme prej 1.6 megapiksellëve.

Pajisja është në dispozicion për para-porositje më 17 tetor dhe është planifikuar të jetë në dyqane në formën e zezë, të bardhë ose të artë. Ju do ta keni opsionin e posedimit të modeleve prej 16GB ose 32GB, duke filluar nga 399, respektivisht 479 dollarë. Një tablet me LTE prej 32GB do të jetë në dispozicion për 599 dollarë.

Lëshimit të tabletit të ri i shoqërohet një smartfon prej 5.9 inçësh Nexus, Nexus 6, si dhe Nexus Player, që është një pajisje transmetuese që përdor Android TV. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>