Lajmet

Google lidh smartfonët me Chromecast

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Google lidh smartfonët me Chromecast

screen-shot-2014-03-24-at-10-08-37-amGoogle kujdeset gjithmonë që produktet që ka, të përdoren sa më shumë e me efektivitet sa më të madh. Këtë e dëshmon aplikacioni më i fundit që ka gjetur vend në Google Play Store për Android dhe në App Store për iOS; Photowall.

Photowall është aplikacioni që u jep mundësi përdoruesve të shfaqin në televizorin e tyre foto që ata zgjedhin në smartfonin e tyre, momentalisht që punojnë me sistem Android dhe iOS. Aplikacioni është ndërtuar specifikisht për të punuar me Chromecast e normalisht, edhe televizori duhet të jetë i lidhur me Chromecast që të punojë.

Photowall jep mundësinë që fotot të editohen (në një mënyrë shumë bazike e të thjeshtë), duke vënë edhe ndonjë shënim. Në 9to5Mac thuhet se aplikacioni për iOS jep mundësinë që të mund të lidhen në të njëjtin rrjet më shumë se vetëm një iPhone. Akoma më shumë, aplikacioni mund të gjenerojë një video montazh të fotove tuaja dhe jep mundësinë ta ndani në YouTube.           

Gjithsesi, mundësitë që ofron Photowall janë edhe për përdoruesit që nuk kanë një smartfon Android apo iOS. Në internet, ata mund ta përdorin aplikacionin nëpërmjet një ndërfaqeje rrjeti dhe mund t’i kalojnë këto foto në Chromecast. Chromecast është një pajisje e Google, e ngjashme me një USB, që realizon lidhje ndërmjet një kompjuteri dhe një televizori (tashmë edhe nga një smartfon). Google është duke e zgjeruar tregun e Chromecast, jo vetëm me çmimin tepër modest prej 35 dollarësh, por edhe duke e shitur jashtë Amerikës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>