Siguri

Google: lufta kundër botnet nuk po redukton spam

Apr 20 2010
0 Shpërndarje
Google: lufta kundër botnet nuk po redukton spam

Në shkurt, Microsoft paralajmëroi se ka fituar aprovimin e gjykatës për të ndalur funksionimin e serverëve komando dhe kontrollo prapa botentit të ndyrë Waledac, duke e gjymtuar atë në mënyrë efektive.

Kjo ka përcjellë vepriem të ngjashme kundër Mega-D botnet prej kompanisë së sigurisë Fire Eye, dhe kundër botnetit Mariposa, që është gjymtuar nga policia Spanjolle.

Megjithatë, pavarësisht sukseseve të një pas njëshme kundër botentëve më të mëdhenj në botë, Google ka thënë se efekti në trafikun e spam mund të neglizhohet pothuajse tërësisht, duke u bazuar në figurat e paraqitura nga kompania e sigurisë Postini.

“Në përgjithësi, vëllimi i spam ka rënë 12% nga çereku i katërt i vitit 2009 në çerekun e parë të vitit 2010, që përcjellë një trend të zbritjeve prej çerekut në çerek në nivelet e përgjithshme të spam që kanë filluar një rritje gjatë çerekut të dytë të vitit 2009” raportoi Google në blogun e saj.

“Kjo mund të sugjerojë se nuk ka shkurtime për botnetët që janë atje për tu shfrytëzuar nga spamerët. Nëse një ndalet, spamerët thjeshtë blejnë, marrin me qira apo vendosin një tjetër, duke e bërë të vështirë që komuniteti anti-spam të ndërmarrë diçka të theksuar në luftën kudër spam, përmes eliminimeve individuale të botnet” thuhet aty,

Google në fund ka përfunduar se sulmimi i botnetëve nuk është më efektiv sesa gjuajtja e ISP-ve mashtrues. Mposhtja e ISP 3FN ka gjymtuar trafikun e spam për një muaj, por kur Real Host u mposht disa muaj më vonë, vëllimet e spam kërcyen përsëri pas dy ditëve.

“Aktivitetet e cyber-kriminelëve janë biznes milion-dollarësh” tha Phil Lin, drejtor marketingu nga Fire Eye. “Nëse përdorni një taktik për të anuluar serverët e tyre komando dhe kontrollo, ata gjejnë një rrugë tjetër për të bërë këtë”.

“Është një trend në formë droge. Ju mund të pengoni rritjen, por gjithmonë do të ketë profesionist shumë inteligjent që kanë kryer shkencën kompjuterike dhe kanë kuptuar sesa lehtë është të fitohen të holla”.

Lajmet e fundit>