Lajmet

Google manipulon rezultatet e kërkimit, favorizon shërbimet e kompanisë

Mar 20 2015
0 Shpërndarje
Google manipulon rezultatet e kërkimit, favorizon shërbimet e kompanisë

google-search-shutterstockPara disa ditësh, Komisioni Federal Tregtar Amerikan vendosi të mos ngrinte një padi ndaj Google pavarësisht se algoritmi i kërkimit që përdor kjo kompani shkel rregullat. Tanimë detajet mbi këtë hetim janë bërë të ditura, ato janë paraqitur në formën e një raporti nga komisioni në fjalë. Është zbuluar se motorri gjigand i kërkimit ishte duke ‘luajtur pisët’ më rivalët e tij duke shfaqur shërbimet dhe produktet e saj në krye të listave të kërkimit, edhe nëse ato nuk i përgjigjen drejtpërdrejtë asaj që kërkon përdoruesi. Për shembull Google Flights listohet në krye të kërkimeve edhe pse ajo ofron shumë më pak opsione se kompanitë e tjera të udhëtimeve ajrore.

Një nga themeluesit e Google dhe tanimë CEO i Yahoo Marissa Mayer, para disa kohësh deklaroi se kompania nuk i listonte uebfaqet e saj në bazë të numrit të klikimeve. Kjo sepse nëqoftëse Google do të kishte vepruar në këtë mënyrë, atëherë shërbimet e saj nuk do të binin në sy tek përdoruesit. Hetuesit zbuluan se kompania aplikon një algoritëm të veçantë përsa i përket shërbimeve dhe uebfaqeve të saj, në mënyrë që ato të listohen në rezultatet e para të kërkimit. Konkretisht ky algoritëm identifikonte se cilat produkte të Google të promovonte bazuar në atë që kërkon përdoruesi. Nëqoftëse ju jeni duke kërkuar mbi vlersimet e restoranteve atëherë në rezultatet e Google do t’ju shfaqet fillimisht Google Local në vend të Yelp që duhet të kryesonte listën e rezultateve realisht.

Këto detaje të reja të publikuara kanë detyryar Këshillin Gjeneral të Google të përgjigjet me anë të një deklarate ku kompania shprehej se ajo përdorte algoritma të rinj vazhdimisht dhe aplikon rreth 500 ndryshime në vit për ti ndihmuar përdoruesit të marrin atë informacion që ata duan. Sipas kompanisë, ajo ofron vetëm kërkim për përdoruesi dhe jo uebfaqe, këto të fundit i krijon dikush tjetër. Komisioni Federal Tregtar Amerikan ka plot 19 muaj që heton mbi këtë cështje dhe ka arritur në përfundimin se nuk mund të ngrejë një akuzë kundër Google. Por dhe pse nuk e bëri këtë ajo i kërkoi Google ti premtonte që do të ndryshonte këtë mënyrë. Nga stafi i brendshëm është mësuar se ky algoritëm është modifikuar por pritet që testuesit të japin një vlerësim pozitiv në mënyrë që të bëhet aplikimi përfundimtar. (PC World Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>