Lajmet

Google Maps, aplikacioni numër një për iPhone

Dec 14 2012
0 Shpërndarje
Google Maps, aplikacioni numër një për iPhone

Google Maps-it nuk iu desh shumë gjatë që të arrijë vendin e parë në mesin e top aplikacioneve pa pagesë për iPhone. Duke shkuar në iTunes, aplikacioni tashmë kishte arritur vendin e parë.

Ky aplikacion ka arritur që të marrë pothuajse 8,000 vëzhgime, ku pothuajse të gjitha e vlerësojnë me pesë yje.

Aplikacioni i ri ofron të gjitha veçoritë që e bën atë një standard për iOS-in në të kaluarën, por me një pamje dhe ndjenjë më të qartë. Ju mund të kërkoni për cakun tuaj “duke shkruar ose duke i folur atij”.

Aplikacioni përmban adresa të posaçme e po ashtu edhe emrat e bizneseve dhe piketave. Ju po ashtu mund t’i “tregoni” aplikacionit nëse jeni duke lëvizur me makinë, ecur, ose duke bërë tranzit në masë. Si rezultat, Google Maps ju ofron udhëzime me zë kthesë-për-kthesë.

Ju në shpejtësi mund të ndryshoni pamjen tuaj nga trafiku në tranzitin publik në satelit. Në modelin Street View, ju mund të ndryshoni pamjen tuaj për 360 gradë në vende të ndryshme.

Nuk ka ende version të optimizuar të iPad-it, vetëm një version për të gjitha pajisjet iOS. Përndryshe, aplikacioni e shënon një rikthim të mprehtë për Google në botën e iOS-it.

Google Maps ishte përjashtuar nga dyqani App Store pas debutimit të iOS 6 në muajin shtator. Apple e zëvendësoi atë me aplikacionin e vet për harta si program i nënkuptuar për zhvendosje për iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>