Lajmet

Google Maps do të “qëndrojë” me ju gjatë Kupës së Botës në Brazil

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
Google Maps do të “qëndrojë” me ju gjatë Kupës së Botës në Brazil

google-maps-stadium-710x396Eventi sportiv më i madh në botë do të fillojë pas një jave dhe pavarësisht nëse do të jeni prezent atje ose jo duke ndjekur kupën e botës, Google Maps ka disa supriza për ju. Në blogun zyrtar Google Latlong, ekipi i Google Maps prezantoi imazhet panoramike 360 gradëshe në 12 stadiume që do të hostojnë ndeshjen e këtij evenimenti përfshi edhe Maracanën e cila do të jetë dhe skena e finales së Kupës së Botës më 13 korrik.

Ju gjithashtu mundet edhe të bëni një shëtitje virtuale në një nga rrugët më të famshme të Brazilit si dhe të eksploroni monumentet natyrore dhe njerëzore në çdo cep të këtij shteti të Amerikës Latine.

Nëse ju do të udhëtoni për në Brazil muajin e ardhshëm, Google Maps për Android do të jetë miku juaj më i mirë që ju jep akses në informacionin e duhur për 12 qytetet që do të mirëpresin evenimentin duke filluar nga stadiumet tek aeroportet si dhe me 100 lokacione të brendshme në gjithë vendin. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>