Lajmet

Google Maps do të vijë me një dizajn të ri shumëngjyrësh për iOS dhe Android

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
Google Maps do të vijë me një dizajn të ri shumëngjyrësh për iOS dhe Android

The_new_Google_Maps_app.0.0_standard_800.0Pritet që këtë javë të njihemi me dizajnin e ri të Google Maps. Pas përditësimit, Google Maps do të vijë me një stil të ri të linjës Material Design, stil i cili është përdorur në shumicën e aplikacioneve më të rëndësishme të Google.

Ndryshimet nuk janë tepër dramatike, mësohet se Maps do të funksionojë njëlloj si më parë, por do të vijë me një pamje më tërheqëse por dhe në një mënyrë më të lehtë për tu përdorur. Pavarësisht se Google është shprehur se ky version i ri i Maps do të jetë i disponueshëm dhe për sistemet iOS dhe Android, ajo nuk ka përmendur nëse do të ndodhë e njëjta gjë dhe në iPad.

Përveç dizajnit janë shtuar dhe disa karakteristika të tjera. Google këtë herë ka sjellë një opsion i cili mat se sa kohë do ti duhet një taksie Uber për t’ju çuar në destinacion, veç kësaj dhe çmimin që do ju duhet të paguani. Gjithashtu Maps do të mbështesë dhe OpenTable, duke i dhënë mundësi përdoruesve të rezervojnë në restorante direkt nga Google Maps. Këto padyshim janë përmirësime që e bëjnë Maps shumë më të përdorshme nga ç’ishte dhe më të fuqishme përsa i përket funksionalitetit të aplikacioneve të palëve të treta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>