Blog

Google Maps eksploron Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Disa prej fotove përmbajnë përshkrime të cila zakonisht janë ofruar në platformën Maps. Kjo nuk është hera e parë që kapen imazhe 360 gradë të Tokës. Google Maps eksploron Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor Photo Source: Google

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor u bë destinacioni i parë që teknologjia Street View e Google viziton jashtë Tokës.

Astronautët ndihmuan kapjen e imazheve panoramike 360 gradëshe brenda stacionit dhe moduleve të tij si dhe pamje të Tokës.

Disa prej fotove përmbajnë përshkrime të cila zakonisht janë ofruar në platformën Maps. Kjo nuk është hera e parë që kapen imazhe 360 gradë të Tokës.

Në 2015-ën Agjencia Hapësinore Evropiane publikoi një tur interaktiv të stacionit. Si dhe vitin e kaluar Nasa përdori imazhet e realizuara nga roveri Pathfinder në Mars për të krijuar ambiente reale të planetit në realitetin virtual.

Imazhet janë realizuar me një DSLR që kishin në dispozicion astronautët në stacion. U deshën 24 imazhe për të krijuar një panoramë të vetme.

Google tha se teknologjia e përshkrimeve në pamje panoramike 360 gradëshe mund të ofrohet së shpejti edhe në Street View. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>