Lajmet

Google Maps hyn në botën e thellë të oqeaneve

Mar 5 2014
0 Shpërndarje
Google Maps hyn në botën e thellë të oqeaneve

Google underwater street viewSkuadra e Google Maps ka lajmëruar se në Street View janë shtuar imazhe të zonave nënujore rreth Meksikës falë ndihmës së Catlin Seaview Survey, një organizatë që dokumenton koralet në zhdukje ose në reduktim në gjithë botën, përmes imazheve në rezolucion të lartë të hapësirave nën ujë.

Imazhet panoramike prej 360 gradësh nga Catlin Seaview Survey do t’iu mundësojnë shkencëtarëve të monitorojnë gjendjen e koraleve në botë si dhe t’u sugjerojnë hartuesve të politikave apo publikut të gjerë t’i kushtojë më tepër rëndësi mjedisit.

Fotot e përfshira së fundmi në Google Maps vijnë nga vendndodhje si Isla Mujeres dhe Cancun në rajonin juglindor të Meksikës. Në postimin e Google-it, janë shfaqur disa fotografi të balenave që notojnë afër Isla Contoy, në veri të Cancun. Në imazhe mund të shihni edhe një makinë të zhytyr prej kohësh, e cila është mbulur me barishte deti.

Fotot e mësipërme do t’i shtohen bazës së të dhënave të Street View Oceans në Google Maps. Imazhe të tjera të këtij seksioni vijnë nga koralet e Bermudës, vijës bregdetare të San Françiskos, detit Galapagos etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>