Lajmet

Google Maps ju “çon” tashmë brenda restoranteve të Nju Jorkut

Jul 20 2013
0 Shpërndarje
Google Maps ju “çon” tashmë brenda restoranteve të Nju Jorkut

Qyteti i Nju Jorkut ka në brendësi të tij një numër të pafundëm restorantesh – mbi 25 000.

Tashmë, Google Maps e bën më të lehtë për dikë të shohë nga afër atmosferën dhe ambientin e restoranteve më popullore të qytetit, duke ofruar pamje 360 gradë si dhe foto interaktive.

Google lajmëroi gjatë ditës së enjte se ka shtuar imazhe të brendshme të 167 restoranteve, nga 294 që do të marrin pjesë në Javën e Restoranteve në Nju Jork, e cila fillon më 22 korrik dhe përfundon më 16 gusht.

Përmes tyre, mund të ecni virtualisht në brendësi të restorantit, të shihni dekorin e tij dhe sigurisht, të shëtisni në zonat përreth.

Për shembull, për të parë në brendësi një prej restoranteve, i cili quhet Fig & Olive dhe gjendet në qendër të Manhatanit, klikoni këtu.

Google Maps përfshin edhe listat Zagat, vlerësime dhe përshtypje, duke u dhënë mundësi përdoruesve të ngushtojnë rezultatet kërkimore të tyre. (PCWorld Albanian)

Resorant NY

Lajmet e fundit>