Lajmet

Google Maps ju “çon” tashmë në majat më të larta në botë

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Google Maps ju “çon” tashmë në majat më të larta në botë

Google mapsTashmë mund të eksploroni edhe majat më të larta të planetit përmes Google Street Views.

Gjatë kësaj jave janë lançuar imazhe nga pikat më larta në Tokë si baza e kampit të Everestit në Nepal, mali Kilimanxharo në Tanzani, mali Elbrus në Rusi si dhe Akoncagua në Argjentinë.

Skuadra e Google Maps, të cilët duhet theksuar se nuk janë në asnjë aspekt alpinistë – kanë dokumentuar me vështirësi pjesët më interesante të maleve më të larta në botë përmes tripodëve dhe kamerave dixhitale.

Prapaskenat e këtyre udhëtimeve mund t’i shihni në Google Lat Long.

Adhuruesit e lartësive, të cilët nuk kanë mundësi të zhvillojnë ekspedita në këto pjesë kaq tërheqëse të planetit tonë, kanë shansin të përjetojnë virtualisht ngjitjet në male përmes Street View.

Skuadrës iu deshën 12 ditë vetëm për të mbledhur imazhet e Everestit, duke sfiduar edhe kushtet e vështira natyrore.

Ndër vendet e tjera po kaq mahnitëse ishin edhe kasollet e ndërtuara gjatë viteve të Luftës së Ftohtë në malin Elbrus, bazat ushtarake në Akonkagua të Argjentinës si dhe terreni me borë në pikën më të lartë të Kilimanxharos, Uhuru.

Hartat e Apple mund të jenë me rrezik për jetën

Pjesëtarët e skuadrës së Google u përfshinë aq shumë në këtë projekt sa që mezi prisnin të ekspoloronin edhe vende të tjera po kaq të mrekullueshme.

Përditësimet në hartë mund t’i shihni si nga Google Maps në desktop ashtu edhe nga smartfoni juaj. (PCWorld Albanian)

Google earth

Lajmet e fundit>